Ekspertja Radonshiqi: Mungon turizmi elitar, por Shqipëria është vend me turizëm gjithëvjetor

Ekonomi | 3 vite më parë

E ftuar në studion e RTSH 24, ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi u shpreh se  këtë vit ka pasur një bum turistik nëse do të krahasohej me vitin e shkuar. Për më tepër ekspertja e ekonomisë Radonshiqi u shpreh se Shqipëria ka një turizëm gjithëvjetor dhe për këtë arsye duhet të zhvillohet edhe më shumë.

“Para shumë vitesh bujqësia dhe turizmi janë parë si dy nga sektorët strategjik ku duhet të zhvilloheshin pasi ne kemi kapacitete për ti zhvilluar. Duke qenë se kemi një natyrë tepër të favorshme qoftë për bujqësinë qoftë për turizmin atëherë edhe investimet nga ana e qeverisë janë shtuar në këto dy sektorë.

Që nga viti i kaluar jemi njohur me një bum turistik, ku kemi parë një turizëm pothuaj gjatë të gjithë vitit sepse ne karakterizoheshim nga një turizëm sezonal përgjithësisht gjatë sezonit të verës por kemi parë që kemi pasur hyrje edhe në stinën e vjeshtës, pranverës madje dhe dimrit për shkak se një nga element që turistët e huaj pëlqejnë Shqipërinë është dhe fakti i turizmit malor ndaj dhe kohët e fundit po investohet shumë për infrastrukturën për turizmin malor por jo vetëm por edhe në zhvillimin e agroturizmit”,  tha Romina Radonshiqi.

Ekspertja e ekonomisë tha gjithashtu se sektori privat ka struktura akomoduese edhe pse nuk bëjnë pjese në turizmin elitar ku rëndësi të veçantë zë dhe trajnimi i stafit.

“Kohët e fundit Shqipëria ka bërë një analizë dhe po ecën në rrugën e duhur dhe kur them Shqipëria këtu shoh edhe sektorin privat pasi shoh shumë struktura akomoduese edhe pse nuk kemi një turizëm elitar mendoj që jemi drejt asaj rruge. Shumë struktura akomoduese me 3-4 yje po trajnojnë stafet e tyre duke u zhvilluar në sezonin e pranverës pikërisht me qëllim që të jenë gati për të përballuar dhe ofruar një shërbim cilësor”, u shpreh eskpertja.  

Për sa i përket turizmit elitar Romina Radonshiqi u shpreh se qeveria po investon për të pasur një turizëm elitar. Gjithashtu Radonshiqi u shpreh se turistët që vizitojnë vendin tonë më së shumti janë turistë me të ardhura mesatare.

“Shohim që edhe qeveria po mundohet të jap me anë të investimeve strategjike nxorëm dhe një aplikim për turizmin elitar dhe nëse ky projekt do te fitohet si investim strategjik atëherë kjo do te shërbej ne zhvillimin e turizmit elitar. Nuk jemi akoma gati për të ofruar këtë lloj turizmi sepse edhe shtetet të cilat kanë këtë lloj turizmi kanë vite investime në turizëm por mund të themi që turistët që vijnë në Shqipëri nuk janë turistë elitar por janë turistë me të ardhura mesatare. Shqipëria po promovohet si atraksion turistik”, tha Radonshiqi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme