Ekspozita “Ëndrra Metalurgjike”, një formë reflektimi për tranzicionin

Artisti Ardian Isufi ka celur ekspoziten e tij të titulluar “Ëndrra Metalurgjike” në Bari në ambientet e teatrit Kursaal Santalucia.
I frymëzuar nga historia e bunkerit të shndërruar në Kishë nga banorët në Lin të Pogradecit, artisti Ardian Isufi ka çuar këtë histori të jashtëzakonshme para publikut italian.
“Është shumë komplekse, ka vepra që qëmtojnë historinë, politikën, diktaturën, jo vëtëm periudhën që kemi kaluar, por edhe si koncept, vjen edhe ky bunkier që unë e sjell si një një art-fakt që sot është kthyer në një kishë”, u shpreh artisti.
Përmes ekspozitës “Ëndrra Metalurgjike” në Bari, Isufi ka shfaqur këtë instalacion i cili ka tërhequr vëmendjen e artdashësve.
Isufi thotë se e ka sjellë këtë në një formë reflektimi për tranzicionin që ka ky objekt. Artisti tregon se kemi jo vetëm një shkëmbim të identiteteve dhe dialogut, por edhe një reflektim të fortë mbi artin bashkëkohor e pamor.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të marsit, ku ka pasur një interes edhe nga gjeneratat e reja.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




