Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH hap tender me fondin limit 23.4 milionë euro

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur së fundi procedurën për lotin 4 të rrugës Elbasan-Qafë Thanë.
Fond limit i planifikur është rreth 2.5 miliardë lekë apo rreth 23.4 milionë euro.
Rruga Elbasan-Qafë Thanë ka nisur tashmë prej disa kohësh dhe në terren po punohet për lotin 1 dhe 2. Projekti në total ka një gjatësi 50.12 kilometra.
Sipas inspektimeve të zhvilluara në terren dhe gjatë daljeve publike të përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ARRSH kanë pasur ecuri të shpejtë.
Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit 8 dhe lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.
Pala maqedonase ka avancuar shumë duke kryer Projekt-Zbatimin e rrugës Qafë-Thanë-Struge-Gostivar me parametrat e një rruge të Kategorisë A.
Pak javë më parë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku konfirmoi se projekti për rrugën lidhur me daljen në Maqedoni ka ndryshuar dhe pika e re e daljes është afër Urës së Bushtricës. Projektit i shtohet një tunel 3 kilometra i gjatë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




