Emisioni 3’D’, Korreshi: Opozitën nuk e sjell në pushtet as Meta, as Berisha, as Basha, duhet lidership i ri

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi deklaroi në emisionin ‘3D’ në RTSH se opozitën nuk e sjell në pushtet as Meta, as Basha dhe as Berisha. Sipas tij, opozita ka nevoj për një lidership të ri, pra, duhen elita të  reja.

“Është mirë që Shqipëria të kopjoj vendet perëndimore që të kemi zëvendësim të elitave. Unë kam mbështetur kauzat e opozitës dhe nuk jam as anti-amerikan dhe as anti- evropian. Në seancën plenare kam kërkuar që t’më jepet fjala për procedure, nuk ma dhanë, dhe më përjashtuan.’, tha Korreshi.

Ai deklaroi se është i pavarur si deputet, por vepron në grup dhe se është spontan pasi thotë atë që mendon.

“Akuzova kryetaren e komisioneve të ligjeve se nuk ka respektuar asnjë rregullore të sekretariatit dhe rregulloren e parlamentit. Sot është marr vendimi për përjashtimi në ambientet e grupit të PS pa praninë e deputetëve të opozitës. Unë jam vetëm për të drejtat e deputetit dhe jo për destabilitet të seancave plenare. Parlamenti ka një administratë për të lexuar Nenin 16 të rregullores së parlamentit se si zgjidhet Kryetari Grupit Parlamentar. Në këtë nen thuhet se  janë anëtarët e një grupi parlamentar ata që zgjedhin kryetarin e tyre dhe jo të na imponohet ne. “, tha Korreshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme