Emisioni “3D” në RTSH/ Dita e katërt e konfliktit në Izrael, Gaza e rrethuar

Avital Leiboviç (o. Leibovich), drejtoresha e Komitetit Hebre Amerikan në Izrael, në një lidhje direkte në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH ka folur mbi zhvillimet më të fundit në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas znj. Leiboviç, sulmi i së shtunës qe i mirëplanifikuar jo vetëm nga Hamasi, militantët islamikë që sundojnë Gazën, por edhe nga aktorë të tjerë, edhe shtetërorë.
Ajo shërbeu për 22 vjet në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, duke marrë gradën e nënkoloneles dhe duke mbajtur një sërë postesh të larta në medie dhe marrëdhënie me publikun brenda Forcave të Mbrojtjes.
Jeni e thirrur përsëri në ushtri apo jo?
“U thirra të shtunën, mora një telefonatë në orën 14:00 të pasdites dhe më pas shkova në bazën time në kufirin libanez. Që prej atëherë familja ime në shtëpi, djali im është në ushtri, ndërsa im shoq është në detyre si rezervist.”
Cila është detyra juaj?
“Mund të them që jam në një bazë që është 2 milje larg Libanit dhe merrem me aspektin operacional të përgatitjes të ndonjë emergjence që mund të ndodh në këtë zonë kjo është e shumta që mund të them.”
Sa e vështirë është të futet ushtria në Gaza?
“Para se të futeshim në Gaza ishim në një situatë ku kishim qindra terroristë të Hamasit të cilët kaluan kufirin e Izraelit. Ata hynë përmes detit, ajrit dhe tokës me motoçikleta, terroristët hynë në çdo shtëpi për të parë për hebrenj që jetonin në shtëpitë e tyre duke kryer masakra. Diçka që nuk e kemi parë në të shkuarën në 48 orët e para ushtarët kanë qenë të zënë për të ndihmuar këto komunitete duke kërkuar terroristë por duke gjetur trupa të masakruar në rrugë. Aktualisht sulmet janë nga ajri, objektivat janë ata të Hamasit dhe nuk janë komunitetet civile por vendet e Hamasit këtë kemi bërë sot dhe do të vazhdojmë të bëjmë.”
Si zgjidhet kjo lloj situate që të ketë sa më pak dëme civile dhe terroristët të marrin atë që meritojnë?
“200 mijë prej tyre janë larguar nga shtëpitë e tyre duke shkuar në lagje të tjera, ndërsa në mjedise të tjera në sigurohemi që të mos ketë viktima për civilët. Izraeli ka furnizuar me vite Gazën me ujë dhe elektricitet por sot situata është ndryshe kështu që mund të zgjidhin vetë problemet me ujin dhe me elektricitetin. Derisa ky operacion të vazhdojë kjo luftë është e hapur. Rreth 5 mijë raketa janë hedhur me elektricitetin që ne furnizojmë.“
Cilat janë pritshmeritë, cila është zgjidhja që ri ndizet herë pas here kjo luftë?
“Ndizet herë pas here, sepse Hamasi ka një ideologji e cila është që Izraeli nuk duhet të ekzistojë bashkë me mbështetjen e Iranit. Hamasi të largohet nga Izraeli, komandantët kryesor terroristë të vriten atëherë nuk do të mund të bëjnë atë që duan kundër Izraelit ndërsa e treta është të mos kenë armët që zotërojnë. Kemi deklaruar situatë emergjente në Izrael. Rreth 300 mijë rezervistë janë thirrur dhe i janë përgjigjur kësaj thirrjeje.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




