Emisioni ‘3D’ në RTSH, Haklaj: Bardhi ka shkelur rëndë statutin e PD-së, ndaj u përjashtua

Ndërsa ish- deputeti i PD-së, Azgan Haklaj, partia që drejton Basha është ajo zyrtare. Sipas tij, pjesa që drejton Berisha është një “lëvizje çartiste”.
“PD ka zgjedhur të gjitha strukturat dhe ka bërë regjistrimin e anëtarësisë. Është hapur një epokë e re”, theksoi Haklaj.
Sipas tij, Bardhi është shpallur kryetar grupi parlamentar në kundërshtoim dhe të statutit të ri dhe të vjetër të PD-së.
“Sekretari i Përgjithshëm s’mund të jetë kryetar grupi. S’e lejon statuti se duhet të jesh nënkryetar që të jesh kryetar grupi. Ka dy vite që trekëndëshi i Bermudës po sulmon PD-në. Nuk e zgjedh Nikolla kryetarin e grupit të PD-së, e zgjedh PD-ja”, tha Haklaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




