Emisioni ‘3D’ në RTSH, Kikia: Rreziku i politizimit është te dera

Raporti delikat mes drejtësisë dhe politizimit të çështjes për rastin Berisha, ka qenë në qendër të analizës nga gazetari Mentor Kikia në emisionin ‘3D’. Sipas tij, tashmë prokuroria duhet përshëndetur sepse ka hequr makthin e të mosndëshkuarit të figurave të larta politike në rastet kur ka dyshime për korrupsion.
Sipas tij, Prokurorisë i duhet dhënë mbështetje që ta çojë çështjen deri në fund.
“Por ka risk politik. Berisha po mbrohet politikisht. Prokuroria mund të merrte lejen e Kuvendit. Berisha ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të hetohen njerëzit për çështje të ndryshme. Edhe ai duhet të respektojë drejtësinë, të hetohet. Nuk jemi në rastin e Nanos. Jemi 30 vite më pas. Gjërat kanë ndryshuar. Sali Berisha nëse ka vjedhur të shkoj në burg. Rreziku i politizimit është te dera.”, tha Kikia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




