Emisioni ‘3D’ në RTSH, Nesturi: Duhet parë reagimi i Prishtinës zyrtarë nëse do e trajtojë deklaratën vetëm si shantazh

Politikë | 3 vite më parë

Përdorimi i vizave nga Makron është komentuar nga analisti, Plator Nestori në emisionin ‘3D’ në RTSH, “si shumë i tepërt”. Sipas tij, forma se si duhej të futet Ballkani Perëndimor në BE u vizatua në Samitin në Tiranë të ‘Procesit të Berlinit’.

“Ballkani Perëndimor duhet të jetë larg konfliktit. Të gjithë e artikuluan këtë në Samit. Çështja e përdorimit të vizave ishte shumë e tepërt. Por ky është fakt i kryer tashmë, ka ndodhur. Si do të jetë reagimi i Kurtit? Mbetet për tu parë sepse vizat nuk janë vetëm çështje procedurash siç mund të interpretohet nga zyrtarët kosovarë, të cilën procedurën e cilësojnë si shantazh. Mbetet për tu parë se cili do të jetë është qëndrimi Prishtinës zyrtare nëse do e trajtojë vetëm si shantazh.”, tha Nesturi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme