Emisioni ‘3D’ në RTSH, Përnaska: Shqipëria e meritonte të organizonte Samitin e ‘Procesit të Berlinit’ në Tiranë

Politikë | 3 vite më parë

Ish- deputetja e PD-së, Lajla Përnaska, në emisionin ‘3D’ në RTSH u shpreh se Shqipëria e meritonte të organizonte Samitin e ‘Procesit të Berlinit’ në Tiranë.

Sipas saj, ka 33 vite që presim të realizohet  ëndërra që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, dhe se Tirana e meritonte këtë organizim, pasi ka arritur të rrisë nivelin e profilit në Ballkan dhe më gjerë në aspektin politik.

“Shqipëria është një vend që ka stabilitet e siguri, pasi nuk ka konflikte. Shqipëria ka marrë peshë në marrdhëniet ndërkombëtare. Brenda BE-së nuk ka pasur ndonjë entuziazëm për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Nëse analizojmë mesazhet e sotme të Samitit, ato janë shumë të rëndësishme për perspektivën integruese të Ballkanit Perëndimorë në BE”, theksoi Përnaska.

/rtsh.al/     


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme