Emisioni ‘3D’ në RTSH, Ramaj: Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon prokurorinë, ky është avantazh i Berishës

Juristi Redi Ramaj, duke e parë çështjen Berisha në syrin juridik, vlerëson se prokuroria duhej të shmangte ngarkesat politike, jo vetëm për rastin e ish- kryeministrit, por edhe për figura të tjera politike në rastet e kaluara.
“Kemi një masë sigurie. Prokuroria mund të ketë edhe një strategji të sajën. Neni 73 i Kushtetutës përcakton se kur merren masat shtrënguese. Për rastin e Berishës është paraqitja para policisë gjyqësore dhe mosljemi i lëvizjes jashtë vendit. Qytetarët i kanë dhënë mbështetje SPAK-ut në luftën kundër krimit. Brenda ligjit çdo politikan edhe Berisha, duhet të përballen me ligjin. Kushtetuta qëndron mbi ligjet e zakonshme. Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon prokurorinë, ky është avantazh i Berishës.”, theksoi Ramaj në emisionin ‘3D’ në RTSH.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




