Emisioni ‘3D’ në RTSH, Valteri: Problemi s’është Malltezi, por Berisha që vuri shtetin në shërbim të tij

Ndërsa ish deputeti, Halit Valteri, e sheh problemin jo tek Jamarbër Malltezi, por tek Berisha. Në emisionin ‘3D” në RTSH, ai deklaroi se kjo është një çështje që ka kohë që zien në kryeqytet dhe se është një nga 10 çështjet për të cilat po hetohet Berisha.
“Ka dëshmi të familjarëve që janë lënë jashtë procesit të kompensimit. Dëshmitë e tyre kanë qenë kyçe për ngritjen dhe çështjes, si dhe të provave të mbledhura nga prokuroria. Malltezi ka gjetur hapësira ligjore për të ndërtuar. Por ai nuk është problemi pasi problemi ka qenë linja vertikale e Berishës që ka vënë të gjithë shtetin në dipozicion të Malltezit. Urdhërat janë bërë VKM dhe padrejtësia është kthyer në ligj”, theksoi Valteri.
Sipas tij, Berisha i ashtëquajtur “me duar të pastra”, në fakt është simboli i mitit të pandëshkueshmërisë, pasi s’është përgjigjur për asgjë, as për Gërdecin, as “Rrugën e Kombit” ku dihet se janë bërë gjëra të rënda dhe korrupsion.
“Le të shkojë e të japë llogari. Ka avokatët më të mirë, ka para pa fund. Nëse është i pafajshëm do dalë i tillë. Berishës nuk i bën kush padrejtësi. SPAK-u ka ngritur akuza të frikshme. Ramës s’i intereson arrestimi i Berishës.”, tha Valteri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




