Erdogan kundër Izraelit: Po sillet si një organizatë, jo si një shtet

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar deklarata kundër Izraelit gjatë fjalimit në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij.
“Kjo nuk është luftë por masakër. Izraeli duhet të kujtojë se nëse vepron si një organizatë dhe jo si një shtet, ai përfundimisht do të trajtohet si një organizatë. Vrasja e civilëve është antiteza e një organizate. Ne nuk gjejmë të drejtë në asnjë veprim kundër civilëve në konfliktin izraelito-palestinez. Çështja është dinjiteti i botës. OKB -ja dhe organizata të tjera e kanë lënë popullin palestinez në fatin e tyre. Të gjithë duhet të qëndrojnë larg vendimeve impulsive që synojnë ndëshkimin e popullit palestinez në tërësi, siç është ndërprerja e ndihmës humanitare”, tha ai.
Në fakt, ai nuk hezitoi të paraqiste një hartë që tregon Lindjen e Mesme para vitit 1967 dhe sot dhe mbrojti krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
“Paqja dhe qetësia e përhershme në rajon mund të vijnë vetëm me krijimin e një shteti të pavarur palestinez, legjitimiteti i të cilit bazohet në rezolutat e OKB-së, me kufij dhe integritet gjeografik të vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe të njohur nga e gjithë bota. Kjo është e vetmja mënyrë që Izraeli të mbijetojë si shtet dhe të sigurojë sigurinë e qytetarëve të tij”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




