Erion Braçe: Greqia të miratojë marrëveshjen e sigurimeve shoqërore për shqiptarët, të ndjekë shembullin e Zvicrës

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar sot nga Kuvendi që t’i ushtrohet presion shtetit grek për të arritur një marrëveshje për sigurimet shoqërore për shqiptarët që kanë vite që punojnë atje.
Duke iu referuar Kroacisë, Italisë dhe Zvicrës të cilat kanë miratuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore, Braçe theksoi se një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe Greqia.
“Sot Kroacia miratoi marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, njëlloj edhe Zvicra me Italinë, kjo e fundit në prag.
Mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë duhet të përfitojnë. E vetmja që nuk lëviz është Greqia, ku shqiptarët ku kanë kontribuar për vite me radhë kanë kontribuar ekonominë greke, kanë paguar sigurimet shoqërore.
Kjo çështje është themelore, duhet bërë edhe çështje e parlamentit. Presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum, që punëtorët shqiptarë të marrin mbrapsht kontributet e sigurimeve shoqërore”, tha Braçe.
Ndërkaq, ditën e somte gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Kroaci u miratua marrëveshja me Shqipërinë për sigurimet shoqërore. Kjo marrëveshje me Kroacinë vjen pak ditë pasi Zvicra u bë pjesë e vendeve ku do zbatohet kjo marrëveshje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




