Euro dhe lek, Prof. Elvin Meka analizon kursin e këmbimit nën zhvillimet e krizës

Ekonomi | 4 vite më parë

Në vendin tonë, ruajtja e qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit të lekut në raport me euron, kontribuon për mbrojtjen e subjekteve vendase, pra të popullsisë, të kompanive, apo bankave nga ky rrezik në raport me euron.

Faktorët që kanë ndikuar në luhatjet e fundit, janë të shumtë. 

Për bankat dhe kompanitë, por edhe popullatën, të cilat kanë ekspozim valutor nga ndonjë valutë tjetër e huaj, një rrezik i tillë megjithatë ekziston.

Në disa vende të rajonit janë harruar përvojat e disa viteve më parë, kur ndryshimi i fortë rritës i vlerës së monedhës së një vendi europian, çoi në rritje të konsiderueshme të borxhit të popullatës, gjë që çoi në pamundësi të shlyerjes së borxhit, dhe kjo u rezultoi në humbje të mëdha për bankat.

Ndryshimet e shpeshta në kursin e këmbimit sjellin efekte të ndjeshme në sektorë të ndryshëm dhe për këtë arsye duhen analizuar dhe duhen parapritë me masa mbrojtëse që janë pjesë e politikave të autoritetit mbikqyrës monetar dhe të qeverisë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme