Familjet në nevojë përfitojnë 2-fishin e ndihmës ekonomike deri në muajn Qershor

Familjet të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike nga bashkia Gjirokastër tashmë do të përfitojnë 2-fishin e pagesës . Mbështetur me vendimin e dhënë nga qeveria familjet në nevoj dhe me të ardhura të pakta ekonomike ,si dhe personat që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale do të tërheqin 2-fishin e pagesës , që do të akordohet normalisht për ndihmën ekonomike .
“Në bashkinë Gjirokastër pranë zyrës së ndihmës ekonomike janë paraqitur për të aplikuar në skemat e ndihmës ekonomike 234 familje. Nga këto kanë fituar 88 familje dhe individ , nëpërmjet sistemit të pikëzimit, dhe 26 familje janë trajtuar më ndihmë ekonomike nga këshilli bashkiak Gjirokastër ,ndërsa 8 familje janë nga fondi 6 %. Në bazë të vendimit të këshillit të ministrave në vazhdim do të përfitojnë dyfishimin e ndihmës ekonomike nga muaj Janar deri në muajn Qerrshor, të gjithë individët apo familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike “, thotë Alban Matushi përgjegjës në zyrën e ndihmës ekonomike në bashkinë Gjirokastër.
Vazhdimisht bashkia Gjirokastër ka qënë në mbështetje të familjeve në nevojë ,si me akordimin e ndihmës financiare ashtu edhe me mbështetje, humanitare etj…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




