Festat e fundvitit, qeveria jep 10 mijë lekë për disa kategori sociale që trajtohen me ndihmë ekonomike

Sociale | 3 vite më parë

Këshilli i Ministrave, me rastin e festave të fundvitit, ka nxjerrë një vendim, lidhur me shpërblimin e disa kategorive të veçanta për vitin 2023. Lajmi publikohet nga rtsh.al. Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, qeveria vendosi se përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 10 000 lekë familjet me fëmijë të grupmoshës 0–18 vjeç, përfitues të skemës së ndihmës ekonomike, fëmijët me aftësi të kufizuara, përfitues të skemës së aftësisë së kufizuar, dhe fëmijët pa kujdes prindëror të vendosur në familje alternative.

Përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 5 000 lekë, përfituesit e ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Familjet e tjera, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;

b) Personat me aftësi të kufizuara;

c) individët përfitues sipas “Statusit të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”;

ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit “Për statusin e të verbrit”.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 939 500 000 lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2023.

“Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.”, thuhet në vendim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme