Festohet dita e “Ujit të bekuar”

Ashtu sikurse ndodh çdo vit, më 6 janar hedhja e kryqit mblodhi qindra qytetarë pranë urës së Goricës në Berat. Një grup te rinjsh sfiduan temperaturat e janarit dhe u futën në lumin Osum për të pritur hedhjen e kryqit. Mes tyre ishte dhe 26-vjeçari Pirenc Zharra, i cili arriti ta kapi kryqin e hedhur në ujin e ftohtë.

Dita e ujit të bekuar u kremtua edhe në qytetin e Durrësit, Fierit, Gjirokastrës, Vlorës e Korçës. 6 janari për besimtarët ortodoks simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




