Fitoi Kavajën, Qosja: Shpresë e madhe për një fillim të ri, mirënjohje të gjithëve

Politikë | 4 vite më parë

“Shpresë e madhe për një fillim të ri”. Kështu ka deklaruar Kandidati i Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja i cili siguroi Bashkinë e Kavajës me 1700 vota në avantazh ndaj kundërshtarit të tij të Partisë Socialiste Redjan Krali.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Qosja shpreh mirënjohjen për besimin që i kanë dhënë qytetarët.

“FALEMINDERIT NGA ZEMRA

Kavaja dhe kavajasit sot janë zemra e Shqipërisë🫶

Një shpresë e madhe për një fillim të ri për të gjithë e që ngroh zemrat e mijëra shqiptarëve si në kohërat e saj më të lavdishme. Kavaja sonte është një magjepsje. Mirënjohje përjetë”, shkruan Qosja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme