Fitoi si kryebashkiak në Kavajë, si kandidat i “BF”, Berisha takon Fisnik Qosen

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, i cili fitoi në garën për kryebashkiak në Kavajë, në zgjedhjet vendore të 14 majit, i mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Facebook.
Berisha informon se në këtë takim i ka shprehur mirënjohjen e tij të pakufishme për qytetarët, të cilët, sipas tij, “njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë”.
“Unë gjithashtu falenderova përzemërsisht kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, degën e Partisë Demokratike dhe të gjithë ekipin e tij për suksesin shëndritës që arritën në këtë fushatë dhe i urova z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës.”- shkruan Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




