Fitorja e Donald Trump- Presidentja e Meksikës: S’ka arsye pse të shqetësohemi

Zgjedhjet në SHBA | 2 vite më parë

Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum ka deklaruar se nuk ka arsye për shqetësim për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Për bashkatdhetarët tanë, për të afërmit e tyre që janë këtu, nuk ka arsye për shqetësim. Meksika do të ecë gjithmonë përpara, ne jemi një vend i lirë, i pavarur dhe sovran dhe do të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në. Jam e bindur për këtë”, u shpreh Sheinbaum.

Emigracioni ishte një nga temat gjatë gjithë fushatës presidenciale të Trump dhe ish-presidenti sulmoi shpesh Meksikën për lejimin e njerëzve që hyjnë përmes kufirit me SHBA-në.

Të hënën, në një nga fjalimet e fundit të fushatës 2024, Trump tha se “në ditën e parë”  do të nisë “deportimin më të madh të programit kriminal në historinë amerikane”.

Mbetet e paqartë se si do të funksiononte plani i dëbimit masiv por analistët kanë thënë se nëse ai do të zbatonte premtimin e tij të fushatës, do të kishte kosto të mëdha.

Gjithashtu, e edhe ministria e Punëve të Jashtme të Kinës përgëzoi Donald Trumpin për fitoren e tij të parashikuar në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

“Ne e respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan dhe dërgojmë urimet tona z. Trump për zgjedhjen e tij”, shkruhet në letrën e Ministrisë së Jashtme dërguar SHBA-ve.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping ende nuk ka komentuar publikisht mbi rezultatet e zgjedhjeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme