Fitorja e Shtëpisë së Bardhë-Harris dhe Biden pritet të telefonojnë Donald Trump

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara e Amerikës, Kamala Harris, pritet të telefonojë sot presidentin e sapozgjedhur Donald Trump për të pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale.
Po ashtu Presidenti Joe Biden planifikon të telefonojë Trump-in dhe do të flasë publikisht për rezultatet e zgjedhjeve, raporton NBC News, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
Donald Trump arriti të fitojë Shtëpinë e Bardhë me 279 vota elektorale. Trump bëhet kështu presidenti i 47-të i SHBA-ve, dhe i pari kryetar i shtetit amerikan në 100 vjet që merr një mandat të dytë presidencial jo të njëpasnjëshëm pas atij të Clevlend në vitin 1892.
Republikani Trump rrëmbeu fitoren në shtetin e lëkundur të Pensilvanisë.
Përpara kësaj, Trump kishte siguruar edhe votat e dy shteteve të tjera të pavendosura të Karolinës së Veriut dhe Xhorxhias duke ia ngushtuar qe aty kundërshtares Kamala Harris rrugën drejt Presidencës.
Marrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë një rikthim i jashtëzakonshëm për Trump pas disfatës përballë Joe Bidenit në zgjedhjet e 2020-tës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





