Fluks pacientësh në pediatrinë e Fierit

Urgjenca e spitalit Fier dhe shërbimi i pediatrisë po përballet me fluks pacientësh. Rreth 110 fëmijë në 24 orë kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në fundvit e ditët e para të janarit, ndërsa rreth 60 fëmijë kanë patur nevojë për shtrim në spital.
Simptomat me të cilat paraqiten fëmijët janë ato të gripit stinor, por dhe covidit, ndërsa numrin më të lartë e zë grupmosha 2-3 vjeç.
Apeli i mjekes shkon për prindërit. Për të shmangur radhët dhe mbingarkesën në urgjencë, mjekja u kërkon prindërve të mos alarmohen, rastet e lehta të përpiqen t’i menaxhojnë vetë, ose në komunikim me mjekun e familjes.
Në të gjithë botën po qarkullojnë njëkohësisht varinati Omicron dhe gripi stinor, të dy viruse me simptoma të ngjashme e që po vënë në vështirësi mjekët për identifikimin e saktë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




