Fond i ri për urgjencën e QSUT-së nga buxheti i shtetit, Koçiu: Së shpejti nisin punimet

Tre javë pas daljes jashtë funksionit të Urgjencës polivalente në QSUT për shkak të zjarrit në katin e nëndheshëm të shërbimit të radiologjisë, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu jep reagimin e parë në lidhje me rehabilitimin e saj.
Sipas ministres së afërmi do të nisin punimet për kthimin e strukturës në normalitet.
“Struktura e cila është dëmtuar si pasojë e incidentit që ndodhi është duke u rehabilituar, punimet do të fillojnë së shpejti dhe do mbarojnë në një kohë të shpejtë për tu kthyer në normalitet”, u shpreh ministrja.
Kjo gjë do të mundësohet falë aktivizimit të një tjetër fondi që pritet të akordohet nga ministria e Shëndetësisë, buxheti i shtetit.
Prokuroria e Tiranës ka njoftuar më herët nisjen e hetimeve dhe procedimin e ka regjistruar pa persona në hetim.
Mësohet se nga organi hetimor është kërkuar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun, vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.
Po kështu edhe nga ana e ministrisë së Shëndetësisë është ngritur një grup punë për vlerësimin e dëmit të shkaktuar.
Urgjencat po përballohen nga dy spitalet e tjerë universitare, Traumën dhe ish-Sanatoriumit dhe një pjesë e vogël nga vetë QSUT.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




