Fotografitë e Oqeanit 2026, shpallen 13 finalistët. Pamje spektakolare nga bota nënujore

Kuriozitete | 2 muaj më parë

Janë shpallur 13 finalistët e konkursit Fotografia e Oqeanit e vitit 2026, një prej eventeve më të rëndësishme për fotografinë detare, me mijëra imazhe të jashtëzakonshme që kanë sjellë në fokus jetën dhe peizazhet e botës nënujore.

Fotografitë finaliste ofrojnë një pasqyrë të jashtëzakonshme të oqeaneve, duke sjellë momente të rralla nga jeta e gjallesave detare, por edhe dëshmi të ndikimit të njeriut mbi ekosistemet detare.

Konkursi përfshin disa kategori, mes tyre fauna e egër, arti i bukur dhe ruajtja e natyrës, ndërsa fotografët kanë përdorur këndvështrime të ndryshme, nga fotografitë nënujore dhe ato bregdetare deri te pamjet e realizuara nga dronët.

Një prej imazheve që ka tërhequr vëmendjen është fotografia e realizuar nga Shigeno Yuta, ku një mashkull kardinal shihet duke lëshuar larvat nga goja e tij. Fotografia dokumenton një prej sjelljeve më të veçanta të specieve detare gjatë riprodhimit.

Mes finalistëve është edhe një fotografi që tregon dy orka duke bashkëpunuar për të mbajtur një këlysh balene me gunga, të cilin e kanë gjuajtur, ndërsa një tjetër sjell në fokus një peshk të madh oqeanik diellor ose i njohur mola-mola.

Sipas organizatorëve, fotografitë e finalistëve nuk shërbejnë vetëm për të treguar bukurinë e oqeanit, por edhe për të përcjellë histori mbi ndryshimet dhe kërcënimet me të cilat përballet jeta detare.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme