FOTOT LAJM/ Amerikanët bëjnë bashkë Metën, Ramën dhe Bashën

Politikë | 6 vite më parë

Pavarësisht debateve në distancë, ndërsa vendi po i afrohet zgjedhjeve parlamentare, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha, u takuan sot në presidencë. Nuk kishim të bënim me një takim politik, por një takim të “detyruar” nga SHBA, në kuadër të stërvitjes ushtarake të koduar “Defender Europe 21” që do të zhvillohet në Ballkan. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se ishte kënaqësi që priti sot në atë që e cilësoi si takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, për të diskutuar së bashku lidhur me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”. E drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë, kjo stërvitje, përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate. NATO është një aleancë e madhe dhe shumë e rëndësishme për Ballkanin. Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i shqiptarëve.” 

Amerikanët 'detyrojnë' Metën, Ramën dheAmerikanët 'detyrojnë' Metën, Ramën dhe


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme