Fshati Stegopul në një ditë pranvere

Stegopuli është një fshat në bashkinë e Libohovës. Fshat në skajin më jug-lindor të krahinës së Lunxhërisë. Stegopuli është fshat malor i tipit të pllajës. Ai është me ndërtime të ngjeshur dhe kopshte të vegjël. Ndahet në disa pjesë të quajtura “çeta” sipas fisit apo grupit të familjeve. Ndërtimet e hershëm, kanë pasur arkitekturë që i qasej ndjeshëm banesës qytetare Gjirokastrite. Dikur me më shumë se 170 banorë që merreshin kryesisht me blegtori dhe bujqësi për të mbajtur familjet, ndërkohë që edhe mërgimi ndihmonte në jetesën e fshatarëve pasi nga çdo shtëpi, një antar i familjes jetonte atje larg.
Tani në Stegopul, kanë ngelur rreth 50 banorë, shumica e të cilëve të moshuar. Gjatë kësaj stine ata i gjen të gjitë nëpër oborret e banesave dhe në kopshtet e shtëpive duke bërë punët e stinës, duke u kujdesur për të mbjellat. Edhe pse shumica kanë mërguar, kthehen hera-herës dhe investojnë në banesat e tyre. Falë investimeve të viteve të fundit nga qeveria por dhe nga banorët që kanë filluar të çelin shtëpitë si bujtina, sektori i turizmit në këtë fshat, po shihet prej tyre si një perspektivë jo vetëm për ekonominë por edhe për kulturën.
Mjedisi i fshatit ka mikroklimë malore, të ashpër në dimër, por me verë të freskët. Monumentet e kultit kanë një arkitekturë të nivelit të lartë që tërheqin vëmendjen e çdo vizitori që rastis të kalojë këndej, ndërsa banorët janë mikpritës, puntorë dhe tepër të dashur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




