Fundjava e Çmimit të Madh të Amerikës

Formula 1 | 3 vite më parë

Çështja e titullit “kampion” është vendosur, si përsa i përket garës së pilotëve, ashtu edhe asaj të konstruktorëve, por kjo nuk do të thotë se nuk  më arsye për të luftuar në këtë Botëror të Formulës 1, pasi çdo pilot dhe skuadër ka ende diçka për të luftuar gjatë 5 garave të ndryshme. Dhe në prag të garës së Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Teksas, ajo që bie në sy është fakti se skuadra më në formë nuk është, përkundër idesë së përgjithshme, ajo e “Red Bull”-it, por ajo e “MekLaren”-it.

Me këtë ritëm, skuadra britanike kërcënon edhe vendin e 3-të të “Ferrari”-t në renditjen e përgjithshme të konstruktorëve. Skuadra e e “AlfaTauri”-t mirëpret këtë fundjavë rikthimin e Daniel Riçiardos në Ostin. Australiani ka munguar në 5 garat e fundit, për shkak të një frakture në dorë, duke u zëvendësuar nga Liam Loson.

Sonte, duke nisur nga ora 23:00, zhvillohen provat zyrtare të Çmimit të Madh të Amerikës, që rikthen, për të dytën fundjavë radhazi, edhe garën e Sprintit, që zhvillohet të shtunën në mesnatë. Ndërsa gara e madhe të dielën nis në ora 21:00 dhe të gjitha këto do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme