Gara për Tiranën, Këlliçi prezanton planin me 5 pika për ndryshimin e kryeqytetit

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Kelliçi prezantoi sot në takimet me qytetarët planin prej 5 pikash përmes të cilave beson se do të vijë zhvillimi në Tiranë

 Këlliçi tha se shërbimi i transportit publik falas do të ofrohet edhe për zonat rurale.

“Sa lekë e keni biletën aty? 1 mijë lekë! Do ta bëjë zero unë pas 14 majit. Ma beso, më shiko këtu, do ta bëj. Për të mos ardhur me biçikletë, për kalamajtë. Kalamajtë, e keni problem e di”- tha Këlliçi.

Për taksat dhe tarifat vendore, për biznesnin e vogël, Këlliçi tha se disa prej të cilave do të zerohen, ndërsa të tjera do të ulen deri në 50%.

“Do t’i ulim, nuk e di nëse i ke parë. Taksën  infrastrukturës arsimore do ta heqim. Ti hapësirë publike nuk besoj se ke këtu, por një pjesë të taksave do t’i heqim”– u shpreh Këlliçi.

 Sa i takon pallateve mbi 50 vjeçare Këlliçi u dha garanci se nuk do të preken.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme