“Gati të nisë puna për portin turistik të Sarandës, së shpejti edhe ndërtimi i aeroportit

Ekonomi | 6 vite më parë

Krymenistri Edi Rama tha sot gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Sarandë, se një prej investimeve më të rëndësishme në qytet do të jetë porti i jahteve.“Porti i Sarandës është gati, i ka marrë të gjitha lejet dhe do fillojë puna për ta transformuar në port turistik”, tha zoti Rama.
Kryeministri kujtoi se, “për Vlorën u bë procedura në 2019 dhe pastaj u bllokua në fillim të 2020-ës, sepse kompanitë e interesuara kërkuan shtyrje për shkak të COVID-it dhe pastaj COVID-i e shpartalloi fare gjithë industrinë përkatëse dhe mbeti zvarrrë për t’u rihapur prap. U rihap përsëri dhe tani më në fund është mbyllur procedura, ka dy konkurrentë, kur të dalë fituesi do të marrim frymë lirisht dhe menjëherë do të fillojmë punën për të çelur Sarandën dhe në momentin kur të kemi lidhur kontratën me Vlorën do të jemi bërë gati të çelim aeroportin e Sarandës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme