Gjekmarkaj dhe Bardhi në Bundestag: ‘Zgjedhorja’ sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR

Politikë | 2 vite më parë

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit Gazment Bardhi,  kanë zhvilluar sot një  takim me Kryetarin e Komitetit për Çështje Evropianë në Bundestag, Anton Hofreiter.

Nëpërmjet një njoftimi për media, mësohet se deputetët demokrat me z. Hofreiter ndanë pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë në BE, duke u ndalur te procesi i Berlinit.

Gjithashtu në takim janë folur dhe për çështje që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, arresti i ish-kryeministrit Sali Berisha, etj.

“Së bashku me z. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD dhe Nënkryetar i kësaj partie, u pritem nga Kryetari i Komitetit për Çështje Evropianë në Bundestag z. Anton Hofreiter, me të cilin bashkëndamë pikëpamjet tona mbi integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe e falënderuam për mbështetjen e pakursyer që Gjermania i ka dhënë vendit tonë në këtë proces e jo vetëm  gjatë 34 viteve pluralizëm”tha Gjekmarkaj.

Sipas tij, në takime është theksuar rëndësia e procesit të Berlinit dhe mbështetjen që Opozita i ka dhënë atij që në gjeneze. I shprehem shqetësimet tona për stanjacionin e Reformës Zgjedhore e cila me patjetër duhet të reflektojë rekomandimet e OSBE – ODIRH për zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi të pjesëmarrësve në zgjedhje.

“Edhe në këtë takim rrëfeva sagën e trishtë të arrestimit të Liderit të Opozitës Sali Berisha pa akuze e pa hetim, duke e shndërruar atë në një subjekt nën ligjin, duke prekur ad persona nenin 73 të Kushtetutës për ndëshkim. Opozita dhe PD e bashkuar janë realitet por ende peng i vendimeve gjyqësore që nuk respektojnë sensibilitetin shoqëror i cili pret sa me shpejt nga ata një vendim”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme