Gjenden municione luftarake në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë

Disa municione luftarake janë gjetur gjatë punimeve të ndërtimit e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Menjëherë është bërë izolimi i zonës, ndalimi i punës duke shmangur rrezikun e mundshëm dhe u lajmërua Ministria e Mbrojtjes.
Ekspertët po egzaminojnë municionet dhe pritet të japin hollësi.
ARRSH ka nisur këtë vit punimet për zgjerimin e rrugës në disa segmente dhe zhvendosjen nga zonat e populluara në disa segmente të tjera.
Ky aks do të transformohet tërësisht dhe do të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të. Në pjesën më të vështirë atë të kthesave të Murrashit, parashikohet ndërtimi i një tuneli.
Rruga e cila pritet të përfundojë në vitin 2027 lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë etj.
/ rtsh.al .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




