Gjirokastër – Gratë luajnë rol të rëndësishëm në sektorin e bujqësisë, ruajnë traditën vendase

Bujqësi | 1 vit më parë

Punët në bujqësi janë pjesë e përditshme e jetës së Merita Duros, e cila gjatë gjithë vitit merret me mbjellje, kujdesin dhe vjeljen e prodhimeve bujqësore.

Aktualisht është e angazhuar në mbledhjen e lajthive.

“Me bujqësinë kam 25 vjet. Kanë 18 vjet që lajthitë kanë hyrë në prodhim. Është sezoni. Është bërë edhe pjekja tamam në kohë. Janë gati 500 rrënjë lajthi në bllokun këtu dhe më poshtë. Me pak vështirësi, kur është bima e lartë, e ulim, ose kur është më e plotë qepemi sipër bimës dhe ia hedhim prodhimin në tokë,” tregon znj. Duro për vështirësitë në mbledhjen e lajthisë.

Ndërkohë, edhe gratë e moshuara, të cilat janë tashmë në pension, vijojnë të japin kontributin e tyre në këtë sektor të rëndësishëm.

“[Vij për vajzën] ta ndihmoj sadopak, se është një punë e vështirë që nuk e arrijmë dot. Punëtori s’ka dhe detyrohem që të vij ta ndihmoj,” shprehet Pashakoja.

Në zonat rurale të Gjirokastrës ka shumë gra si Merita dhe Pashakoja, të cilat jo vetëm vazhdojnë të kontribuojnë në bujqësi e blegtori, por edhe luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e traditave vendase.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme