Gjirokastër/ Pazari i restauruar, të rinjtë çelin biznese

Ekonomi | 6 vite më parë

Pazari i Gjirokastrës ,është kthyer nw një nga zonat më atraktive për vizitorët dhe për ata që duan të bëjnë biznes. Gjergji Dhima, i riu  nga Gjirokastra, që pas disa vitesh jashtë vendit kthehet në vendlindje, për të investuar në pronën e tij, duke e shndërruar atë në një hapësirë fantastike në shërbim të qytetit dhe të turizmit.

“ Pas 15 vitesh në emigracion u ktheva në Gjirokastër.Kur u riktheva,shokët dhe miqtë e mi ishin skeptik për ardhjen time dhe me thoshin ,të gjithë duan të ikin ti vjen.Ndërsa përgjigjia ime ishte ,se nuk jam penduar fare.Une u riktheva bashkë me nusen time greke dhe jemi integruar avash avash.Nuk ishte e lehtë,pasi ishim mësuar me një kulturë dhe mentalitet ndryshe.Kam pasur edhe mundësi të tjera por vendosa të investoja tek prona ime.Ky objekt ishte i rrënuar dhe ne u munduam ta kthenim në një biznes fitim prurës,duke u punësuar edhe familjarisht.Investimi në pazarin karakeristik,por edhe rritja e numrit të turistëve, bëri që shumë gjirokastrit t’i kthenin pronat në funksion të këtij sektori” ,shprehet administratori  Dhima

Investimet e realizuar nga qeveria shqiptare në Gjirokastër,në sektorin e turizmit ,kanë ngjallur edhe interesin e  investitorve  të  huaj,për të investuar në trashëgimi.Nga ana tjeter përmes një skemë të posaçme, të rinjtë,të cilët kërkojnë të nisin një biznes të ri  në zonën muzeale,po mbeshteten nga qeveria dhe bashkia, përmes grandeve dhe lehtësirave fiskale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme