Gjykata e Apelit liron ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Refuzohet ekstradimi në Hagë

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, ndërsa ka refuzuar ekstradimin e tij në Hagë. Apeli rrëzoi vendimin e shkallës së parë, ku Goxhajt iu refuzua kërkesa për lirimin e tij.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës, i akuzuar për veprat penale që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. 

Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme