Goditet nga makina, vdes 72-vjeçarja. Në pranga gruaja 53-vjeçare

Një 72 vjeçare ka humbur jetën në Shkodër pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 53-vjeçare.
Kjo e fundit është vendosur në pranga nga policia.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe.
Shtetasja M. Ç., për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




