Greqi, konfirmohen 1070 raste të reja me koronavirus dhe 25 humbje jete

Greqi | 6 vite më parë

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi konfirmoi 1070 raste të reja të infeksionit të ri me koronavirus (COVID-19), nga të cilat një u zbulua pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 160,935.

Ndërkohë që 249 pacientë po trajtohen të intubuar, 1149 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu sot EODY konfirmoi edhe 25 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5903 vdekje në total në vend.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme