Greqi-Turqi drejt marrëveshjes për valën e emigrantëve, “lehtësim vizash”

Greqia dhe Turqia raportohet se janë në prag të një marrëveshjeje që do të institucionalizojë zgjidhjen për problemin e emigracionit, i cili është një plagë e hapur për të dyja vendet.
Sipas gazetës greke “Kathimerini”, diskutimet kanë si afat datën 7 dhjetor, kur në Selanik do të mbahet Këshilli i Samitit midis dy vendeve, në prani të kryeministrit Kiriakos Micotakis (o. Kyriakos Mitsotakis) dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoan (o. Recep Tayyip Erdogan).
Në diskutim është krijimi i përhershëm i një oficeri grek nga Rojat Bregdetare greke në Izmir dhe një oficer i Rojave Bregdetare turke në Mitilenë të ishullit Lesvos për të kuptuar më mirë rrjedhën e emigrantëve nga të dyja palët.
Gjithashtu në diskutim është aktivizimi i një kërkese të vjetër të Ankarasë për lehtësimin e udhëtimit të shtetasve turq në shtatë ishuj të Egjeut lindor: Rodos, Lesvos, Samos, Kios, Kos, Leros dhe Kastelorizo.
Shtetasit turq do të jenë në gjendje të udhëtojnë në këta ishuj kundrejt një vize me afat 12-mujor.
Memorandumi Greqi-Turqi do të përfshijë angazhimin e të dyja vendeve për të shmangur deklaratat provokuese, të cilat mund të cenojnë përpjekjet për raporte pozitive të kohëve të fundit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




