Hamasi mban peng 155 persona, presidenti izraelit: Të lirohen sa më parë

Botë | 3 vite më parë

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se po vijojnë përpjekjet në disa fronte për lirimin e pengjeve.

Sipas ushtrisë izraelite Hamasi po mban peng 155 persona.

“Ne po bëjmë çmos, natyrisht, për të identifikuar fatin e tyre të saktë përmes burimeve të ndryshme, dhe ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar dënim të qartë dhe kërkesë për lirimin e pengjeve”, tha presidenti i Izraelit, Isak Herzog në një intervistë me Ëolf Blitzer të CNN.

Herzog tha se është një “situatë e ndërlikuar” sepse Hamasi nuk “i bindet asnjë rregulli të ligjit ndërkombëtar humanitar në asnjë mënyrë apo format. Për vite të tëra, ata kanë mbajtur ushtarë izraelitë, trupa, qytetarë nga raundet e mëparshme, madje nuk kanë thënë asnjë informacion për fatin e tyre, vendndodhjen dhe se si ndihen.”

Ai tha se ka “një përpjekje të madhe ndërkombëtare” për të rikthyer pengjet dhe falënderoi veçanërisht SHBA-në për mbështetjen e saj.

Presidenti izraelit tha se disa nga pengjet kanë nevojë për mjekime dhe trajtim të veçantë, duke e quajtur situatën në lidhje me shëndetin e tyre “jashtëzakonisht të brishtë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme