Hapja e negociatave për grupkapitujt, Rama: Arritjet e Shqipërisë morën vlerësimin e duhur

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimet dhe krenarinë për hapjen e negociatave për grupkapitujt themelorë me BE-në.
Rama e ka cilësuar mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE si një vlerësim të arritjeve të vendit, që në fund morën meritat e duhura.
“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama në facebook.
Më 15 tetor në Luksemburg u mbajt takimi i dytë i Konferencës së Aderimit me Shqipërinë në BE në nivel ministror. Rama e shikon këtë si një hap historik për vendin, por edhe mjaft inkurajues për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Takimi shërbeu për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Grupkapitullin “Themeloret, përfshirë fushat e mëposhtme dhe kapitujt e negociatave: Funksionimi i institucioneve demokratike, Reforma e administratës publike, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Drejtësia, liria dhe siguria, Kriteret ekonomike, Prokurimi publik, Statistikat dhe Kontrolli financiar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




