Hasani në Kroaci, pritet nga kryeministri Plenkoviq: Bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka nisur vizitën zyrtare në Kroaci. Ministri është pritur në një takim nga Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq (Plenković), të cilit i ka shprehur mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë vendit tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“E fillova vizitën time zyrtare në Kroaci me një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Andrej Plenković.
Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian”, shkruan ministri në rrjetin social Facebook, teksa pret bashkëpunim me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




