Hasani në UNESCO: Shqipëria dënon përfaqësimin e grave dhe vajzave në Afganistan  për arsimimin

Sociale | 3 vite më parë

Në Paris, ku mori pjesë në  Debatin Plenar të Sesionit të 42-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s , shefi i diplomacisë shqiptare,Igli Hasani, vuri theksin në dmosdoshmërinë e barazisë gjinore në mënyrë sistematike. 

Ai u shpreh se  Shqipëria dënon përfaqësimin e grave dhe vajzave në Afganistan  për arsimimin, teksa  përgëzoi punën e rëndësishme të UNESCO-s në Irak, Jemen dhe Libi. 

Duke folur për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e medias, Igli Hasani, tha se Shqipëria do të vijojë të jetë një avokate e zëshme dhe mbetet e përkushtuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën. 

Ministri Hasani bëri me dije se Shqipëria ka paraqitur kandidaturën e saj në Bordin Ekzekutiv, në zgjedhjet e 15 nëntorit dhe sipas tij, nëse zgjidhemi, Shqipëria do të luajë një rol aktiv në sigurimin e qeverisjes së mirë.

Gazetare Melisa Shameti

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme