Hotelet me 4 dhe 5 yje – Qeveria lehtëson kriteret për investime në strukturat akomoduese

Sipërmarrësit shqiptar dhe të huaj që kërkojnë të aplikojnë për marrjen e statusit special si “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje” tashmë do ta kenë më të lehtë.
Përmes disa ndryshimeve, Qeveria ka vendosur të rishikojë kriteret duke synuar afrimin e më shumë markave ndërkombëtare në fushën e hotelerisë.
“Investimet për hotelet me 4 yje është 8 milion euro dhe ato me 5 yje është 15 milion euro. Përveç lehtësive të dokumentacionit dhe të kritereve, ndryshon edhe garancia, pra nga 10 përqind ka kaluar në 3 përqind”, deklaroi Zv ministrja Vilma Bello.
Vendimi parashikon një status 10-vjeçar për këto sipërmarrje. “Është një afat i plotë përfitimit e të cilit do të jenë jo vetëm taksimi 6 përqind, por një zerim i tatim fitimit pqr 10 vjet gjithashtu edhe zerimi i taksës së infrastrukturës për 10 vjet”.
Për Zv Ministren, Vilma Bello struktura të tilla me 4 dhe 5 yje rrisin cilësinë dhe standartin drejt turizmit elitar.
Ndërkohë që në Shqipëri funksionojnë 17 struktura të tilla, pritshmëritë janë që ndryshimet ligjore të nxisin investimeve te tilla ne te gjithë territorin.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




