Hoxha: Berisha bërtet, por më i frikësuar ndaj SPAK-ut është Rama. Ka bërë më shumë zullume

Gazetari Poli Hoxha deklaroi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, se pavarësisht akuzave dhe deklaratave të Sali Berishës dhe opozitës më i trembur nga SPAK është vetë kryeministri Rama.
“Ne duhet të kuptojmë në këtë debat që pavarësisht nga zhurma e madhe që bënë z. Sali Berisha dhe opozita kundër SPAK apo dhe media që e përkrah, më i frikësuar dhë më i tronditur dhe këtë ta garantoi tha Hoxha, -nga drejtësia e SPAK është Edi Rama”.
Ka shumë arsye argumenton Hoxha- sepse po i afrohet në oborrin e tij dhe ka bërë zhullume më shumë.
“Pavarësisht lufta anti-korrupsion, korrupsioni në administratë vazhdon në të njëjta ritme duke i dal nga sistemi gjithçka. Ndaj ai do që të blejë kohë me ndërkombëtarët sepse po të ishte në planet e tij do e negocionte me ata. Komisioni Xhafa si projekt është hedhur në fillim në Asamblenë e PS-së , pra ishte një projekt tërësisht politik dhe nuk është bashkuar në këtë komision asnjë element nga opozita” tha Hoxha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




