Hoxha: Pse e përzjeu Veliaj Berishën me SPAK-un?

Analisti Poli Hoxha ka vlerësuar qëndrimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas kontrolleve të BKH-së në banesën e tij dhe galerinë e bashkëshortes, por shtoi se nga ana tjetër e ka politizuar çështjen duke e përzier me akuzat e Berishës.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Hoxha tha se Veliaj nuk duhej të përmendte SPAK, në deklaratat ku i kthente përgjigje Berishës për akuzat e tij.
“Formalisht është qëndrim shumë i drejtë që duhet të ketë çdo qytetar çdo politikan në Shqipëri. Por ajo që nuk më pëlqen mua edhe te Veliaj, Berisha, Meta, dhe te Edi Rama është problemi që këta, të gjithë bashkë, duan që çdo gjë që bën SPAK ta politizojnë. Edhe Veliaj po e politizon duke u marrë me Sali Berishën. Nëse do mëresh me Berishën, mos thuaj asnjë element për SPAK sepse e politizon”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




