Humbën shëndetin në punë/ Invalidët jetojnë me 2 dollarë në ditë, kërkohet ndihma e shtetit

Ekonomi | 3 vite më parë

Në punë humbën shëndetin, por tani edhe ekonominë. Bëhet fjalë për 70 mijë invalidë të punës burra dhe gra që jetojnë në kufijtë e varfërisë, ku shumica e tyre janë kryefamiljarë me fëmijë ende në rritje.

Sipas një raporti të bankës Botërore, kjo kategori jeton në Shqipëri me një të ardhur më pak se 2 dollarë në ditë për frymë, një shifër shqetësuese kjo. 41.400 lek është shuma mujore e të gjitha  shpenzimeve të detyrueshme që duhet të përballojë një familje e invalidit të punës, çka do të thotë se është krejtësisht e papërballueshme për ta.

Të mbledhur në ditën ndërkombëtare të tyre, invalidët e punës kërkojnë sa më shpejt ndërhyrjen e shtetit në kërkesat e tyre ekonomike.

“U indeksuan pensionet por nuk është e mjaftueshme për familjet e invalidëve të punës. Në baze të vendimit të Këshillit të Ministrave, pensioni i pleqërisë ishte 17.350 lek ndërsa aktualisht bëhet 18.848 lek. Pensioni i invaliditeti 15.939 lek bëhet 16.716 lek, disa herë kemi ngritur shqetësimin e invalidëve të punës për pensionet e ulëta, ku kontributi i derdhur nga kjo kategori nuk i përgjigjet aktualisht pensionit të invaliditetit që ne marrim”, thotë Abdulla Omuri, Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës.

Invalidët e punës deklaruan sërish se do të shkojnë deri në protesta para Ministrisë së Financave në rast se kërkesat e tyre nuk do të dëgjohen dhe realizohen.

Gazetar: J.Sagajeva

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme