I jepet lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit Zef Deda, homazhet mbahen në teatrin “Migjeni” në Shkodër

Aktualitet | 3 vite më parë

Shkodra i jep sot lamtumirën njeriut që i fali aq shumë buzëqeshje, mjeshtrit të humorit Zef Deda. Homazhet për mjeshtrin e humorit po mbahen në hollin e teatrit “Migjeni”.

Zef Deda u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.

Deda ishte një prej komedianëve më të mirë të vendit, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë.

Deda ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Homazhet do të mbahen në hodhin e teatrit deri në orën 13:00 kur kortezhi do të niset për meshën e dritës e më pas përcjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit.

Zef Deda do të mbetet në memorien e shqiptarëve si një ndër artistët e rrallë të skenës që la pas një pasuri të madhe.

Kolege, miq, familjarë dhe qytetarë të Shkodrës i dhanë lamtumiren e fundit aktorit 73-vjeçar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme