Ilir Meta shkon në Spitalin e Traumës, interesohet mbi shëndetin e Sokol Mëngjesit! Takohet me familjarë dhe mjekë

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, së bashku me Avokatin Genc Gjokutaj, ka qenë i pranishëm në ambientet e Spitalin e Traumës, për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të Avokatit Sokol Mëngjesit.

Avokatit Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht pak ditë më parë në zonën e ish bllokut.

Në njoftim e bërë publik nga kjo parti, bëhet me dije se Meta është takuar me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e Avokat Mëngjesit, të cilëve ju shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen.

Duke e dënuar me forcë këtë akt të qëllimshëm kriminal, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor, Presidenti Meta ju uroi familjarëve shërim sa më të shpejtë të Avokat Mëngjesit.

Gjithashtu, Presidenti Meta u takua edhe me Shefin e kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi, i cili e informoi në detaje mbi gjendjen aktuale shëndetësore të Avokat Mëngjesit, si dhe falënderoi të gjithë ekipin mjekësor për humanizmin dhe përkujdesjen e dëshmuar.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme