Imazhet satelitore zbulojnë operacionet ushtarake ruse në Ukrainë

Imazhet e reja satelitore tregojnë operacionet ushtarake ruse në dhe afër qyteteve lindore të Ukrainës, Lyman dhe Popasna, ndërsa forcat ruse fitojnë territor në rajonin e Luhansk dhe Donetsk.
Sipas raporteve të fundit, forcat ruse fituan kontrollin e Lyman dhe është qyteti i dytë ukrainas i mesëm këtë javë që është pushtuar.
Imazhet e Maxar tregojnë artilerinë ruse të vendosur, njësitë e blinduara që lëvizin nga veriu dhe lindja e qytetit drejt Lyman-it dhe pasojat e granatimeve të përhapura të artilerisë që dëmtuan dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa raporton Skynews.
Në juglindje të qytetit, dëme të mëdha janë të dukshme në të gjithë Popasnën. Njësitë ushtarake ruse mund të shihen të dislokuara në Popasna dhe në të gjithë zonën përreth.





/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




