Incidentet e ndryshme në shkolla. Policët në moshë të thyer, punonjës sigurie pranë tyre

Incidentet e ndryshme që shkaktohen herë pas here në institucionet arsimore, sidomos gjimnazet, ka bërë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj të propozojë kalimin e policëve në moshë të thyer si punonjës sigurie pranë këtyre institucioneve.
Propozimi u bë këtë të martë teksa Lleshaj foli në komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
“Do të paraqesim një nismë për sigurinë në shkolla. Në shkolla policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie. Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve”.
Ky propozim pritet që ti kalojë qeverisë, e cila nuk dihet nëse do ta mbështesë apo jo.
Megjithatë, për të gjithë efektivët që do të transferohen, Lleshaj tha se trajtimi financiar ndaj tyre nuk do të pësojë ndryshime.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




