Integrimi, Balla: Në ditët në vijim PE do i kërkojë Këshillit caktimin e datës së Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas kthimit nga Brukseli, deklaroi se Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.
Zoti Balla theksoi se raporti rikonfirmon vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur. “Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur”. “Ishte një kënaqësi si gjithmonë takimi me Presidentin Parlamentit Europian David Sassoli, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë”, shkruan Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Balla.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




